• E mërkurë / Oct-23 01:35
  • Kontakt

Fitimet e Samsungut bien për 56 për qind

Fitimet e Samsungut bien për 56 për qind

Gjiganti korean i elektronikës tha se fitimi operativ për periudhën korrik-shtator ishte 6.44 miliardë dollarë ose një rënie me 56 për qind.

Këto ishin mbi pritshmëritë falë shitjeve të mira të Galaxy Note 10 që nga 23 gushti.

Samsung është prodhuesi më i madh në botë i telefonave të mençure dhe ka shitur më se një milion pajisje 5G në Korenë e Jugut duke e bërë produktin më të shitur.

Analistët thanë gjithashtu se Samsung përfitoi nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Huaweit. Aktualisht Huawei Mate 30 po shitet në Evropë, por sanksionet amerikane kanë bërë që të mos ketë aplikacionet e Google.

Megjithatë Samsung tha se të ardhurat me shumë gjasa të bien me 5.3 për qind në 52 miliardë dollarë.