• E mërkurë / Oct-23 02:22
  • Kontakt

Ceballos i lumtur që është larguar nga Real Madrid

Dani Ceballos ka thënë se është i lumtur te Arsenal, duke lënë të kuptohet se largimi nga Real Madrid ka qenë vendim i mirë.

Mesfushori spanjoll këtë verë në formulën e huazimit nga Real Madrid kaloi në Londër te skuadra e Arsenalit.

Ceballos këtë sezon te Arsenal në Premierligë ka regjistruar tetë paraqitje, por ende nuk ka gjetur golin e parë në Londër.

“Nuk më vjen keq që nuk jam në Madrid”, ka deklaruar Ceballos, përcjell lajmi.net.

“Tani për tani jam aty ku duam të jem dhe jam shumë i lumtur”.