• E mërkurë / Oct-23 02:39
  • Kontakt

Pique, i dashuruar me fishkëllimat: Urrejtja më motivon

Pique, i dashuruar me fishkëllimat: Urrejtja më motivon

Qendërmbrojtësi veteran i Barcelonës, Gerard Pique, e pranon se ai motivohet jashtëzakonisht shumë nga njerëzit të cilët nuk duan ta shohin atë të ketë sukses.

32-vjeçari ka qenë duke marrë vëmendje në Spanjë që kur nënshkroi për klubin katalonas në vitin 2008 dhe, përderisa nuk ka qenë gjithmonë personi më i dashur nga të tjerët, ai ka mësuar të shkëlqejë përballë urrejtjes.

Në fakt, që kur e ka bërë debutimin e tij në La Liga, mbrojtësi spanjoll e ka fituar trofeun e La Ligës plot tetë herë dhe, në këtë periudhë, i ka shtuar edhe tri medalje të arta të Ligës së Kampionëve në koleksionin e tij.

Së fundi, Pique ka zbuluar se çelësi kryesor i sukseseve të tija në karrierë është aftësia e tij për ta shfrytëzuar në të mirë të veten energjinë negative të personave që nuk dëshirojnë ta shohin atë duke qenë i suksesshëm.

“Njerëzit që janë kundër meje më motivojnë. Mendoj se sa më mirë që ti të luash, aq më të irrituar do të jenë ata”, tha thënë Pique, në një intervistë të dhënë për emisionin  “El Horminguero” në Antena 3.

“E kam pasur një kohë kur luaja me ekipin kombëtar dhe gjithmonë tifozët më fishkëllenin… ajo ishte koha ime më e m irë. Ti ose ke lëkurë shumë të fortë ose këto gjëra do të ndikojnë. Kur je i ri ndikohesh më shumë, por më vonë mëson se si t’iu kundërpërgjigjesh atyre”.

“Bota e futbollit është pothuajse e gjitha për rezultatet. Nëse ti humbet, të gjithë do të të kritikojnë dhe nëse fiton, ata do të të lavdërojnë edhe nëse ti nuk ke luajtur edhe aq mirë”.

I lindur dhe i rritur në Katalonjë, Pique është një katalonas krenar dhe ai e merr rivalitetin me Real  Madridin shumë seriozisht.

“Unë kurrë nuk e kam veshur ndonjë fanellë të Real Madrid. Nganjëherë e kam shkëmbyer ndonjë në fund të ndeshjeve, mirëpo kurrë nuk i kam veshur”, shtoi Pique.