Enca nuk pëlqen ndryshimet e reja të Instagramit, pasi nuk do të mund të shohë aktivitetin e të tjerëve

Enca nuk pëlqen ndryshimet e reja të Instagramit, pasi nuk do të mund të shohë aktivitetin e të tjerëve

Rrjeti i  famshëm social Instagram, ka larguar së fundmi opcionin “Following Activity”, i cili mundësonte të shihte se çfarë të tjerët bëjnë – cilat postime i pëlqejnë, cilat i komentojnë dhe kë ndjekin.

Ky opcion raportohet se është larguar për vet faktin se nuk është përdorur aq sa duhet nga njerëzit.

Njashtu, sipas raportimeve, “Following Activity” i ka bërë njerëzit që të kenë më pak aktivitet në Instagram, nga frika se të tjerët i shikojnë.

E kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares Enca Haxhia, e cila në këtë rrjet social është e ndjekur nga mbi dy milionë njerëz.

Në një postim të bërë në InstaStory, Enca shkruan se kjo mund të ketë qenë ideja e një mashkulli, që të mos shohë pëlqimet e femrës apo komentet e saj ndaj të tjerëve.

“Çfarë dreqin, kanë hequr opsionin ‘following activity’, nuk përgjojmë dot asnjë tani. Ps. Kjo do të ketë qenë ideja e ndonjë mashkulli!”, ka shkruar këngëtarja Haxhia në InstaStory.