• E mërkurë / Oct-23 02:26
  • Kontakt

Zyrtare: Pioli, trajner i ri i Milanit

Zyrtare: Pioli, trajner i ri i Milanit

Milani ka emëruar zyrtarisht ish-trajnerin e Fiorentinas, Interit dhe Lazios, Stefano Pioli, si trajner i tyre i ri në një marrëveshje dy-vjeçare.

Rossonerët vendosën dje (e martë) për të shkarkuar Marco Giampaolon, ndërsa pa kaluar një ditë e plot kanë emëruar trajnerin e ri, Stefano Pioli.

Njoftimi i emërimit të Piolit në krye të klubit italian është bërë nga vet klubi kuqezi me anë të faqes zyrtare.

“AC Milan njofton emërimin me efekt të menjëhershëm të Stefano Piolit si trajner i ri në ekipin e parë”.

“Klubi i uron Stefanos dhe stafin e tij stërvitor të gjitha më të mirat në punën e tyre”, thuhet në deklaratën e Milanit.

53-vjeçari Pioli është një figurë e respektuar në futbollin italian pasi më parë ka drejtuar klube të njohura si Chievo, Bologna, Lazio, Inter dhe Fiorentina.