• E mërkurë / Oct-23 01:57
  • Kontakt

Konfirmohet data dhe vendi për përballjen në mes të Chisoras dhe Price

Konfirmohet data dhe vendi për përballjen në mes të Chisoras dhe Price

Është konfirmuar edhe zyrtarisht përballja në mes të Derek Chisoras dhe David Price.

Përballjen në mes të dy boksierëve në peshat e rënda, e ka konfirmuar edhe promoteri i njohur, Eddie Hearn.

Meçi në mes të Chisoras dhe Price do të zhvillohet më 26 tetor në stadiumin e famshëm “The O2” në Londër.

Britaniku do të përballje fillimisht me Joseph Parker, mirëpo ish-kampioni i botës u largua nga gara, shkaku i një sëmundjeje.

Boksieri nga Zelanda e Re i ka lëshuar vendin Price, që do të përballet me Chisoran që cilësohet favorit për ta fituar këtë takim.

“Nuk më intereson se kush do të jetë më 26 tetor në ring, unë jam i gatshëm për luftë”, ka thënë Chisora.