• E mërkurë / Oct-23 02:47
  • Kontakt

Selena Gomez spekulohet për një lidhje të re me Niall Horan

Selena Gomez spekulohet për një lidhje të re me Niall Horan

Niall Horan dhe Selena Gomez ngjallën dyshime për një romancë mes tyre, pasi ai u pa me krahun rreth saj pas një darke në grup të enjten e kaluar.

Dhe Selena Gomez së fundmi është parë duke u nisur drejt shtëpisë së Niall Horan në Los Angeles në po të njëjtën fundjavë. Aktorja 27-vjeçare, mbante me vetë një çantë plot me sende ushqimore, teksa afrohej pranë pronës së ish-yllit të “One Direction”.

Çifti i ri siç duket kanë kaluar një ditë të këndshme në shtëpinë e Horan, edhe pse të brendshmit thonë se nuk ka asgjë zyrtare mes dyshes.

“Selena dhe Niall nuk janë duke u takuar po vetëm dolën me shoqëri”, ka thënë një burim për E! News. “Ata gjithmonë kanë qenë shokë të mirë përgjatë viteve”.

Ata kanë qenë duke komunikuar me njëri-tjetrin në Instagram.

Në natën kur darkuan me miqtë, Selena ia ka postuar këngën e re të Niall “Nice to meet ya”, në një postim në Instagram.

Kjo romancë me Niall dhe Selena vjen ditë pasi ish-i dashuri i kësaj të fundit, Justin Bieber, kurorëzoi dashurinë me martesë me modelen Hailey Bieber në Karolinën e Jugut. /