Reperi i njohur shqiptar, Noizy, përveç muzikës, ka të shtrirë aktivitetin e tij edhe në biznes.
Ai ka një rrjet dyqanesh të quajtur “Illyrianbloodline”, ku shiten bluza të dizajnuara nën figurën e tij apo të label-it “OTR” me mbishkrimiet “Illyrian”.
Megjithatë, një nga dyqanet e kësaj linje që ishte hapur në Prishtinë, tashmë është mbyllur.
Mesa duket, reperit nga Shqipëria “nuk i ka ecur biznesi” në Kosovë, përderisa ka vendosur që ende pa kaluar një vit nga hapja e këtij dyqani në Prishtinë, ta mbyllë atë.
Ky dyqan ndodhej në ambientet e Pallatitt të Rinisë në Prishtinë, ku tani më edhe shihet se hapësira ku ndodheshin produktet e “Illyrianbloodline” është e zbrazët.
Muaj më parë, Noizy raportoi për disa probleme të tij me markën e veshjeve në Kosovë, përkatësisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku filluan të shiteshin bluza të prodhuara fallco me dizajnin e linjës së reperit.