Donna lanson klipin e këngës “Loco”

“Loco” është titulli i këngës më të re, të cilin Donna e ka sjellë të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Një projekt i shoqëruar me një videoklip interesant, për regjinë e të cilit është kujdesur Loni.

Në bazë të disa pamjeve, xhirimet e videos muzikore duket të jenë xhiruar në Gjenevë të Zvicrës.

Donna, emri i vërtetë i të cilës është Liridona Demiri, në muajt në vazhdo do të sjellë edhe projekte të tjera muzikore.

Në ndërkohë, “Sje mo” është një nga realizimet e pëlqyera muzikore që u punua nga reperi 2 Ton.