Albërie Hadërgjonaj merr vëmendje me dukjen glamuroze në një fotografi përkrah vajzave të saj

Albërie Hadërgjonaj merr vëmendje me dukjen glamuroze në një fotografi përkrah vajzave të saj

Vazhdon të mbetet njëra prej këngëtareve më atraktive shqiptare, pavarësisht se muajin e kaluar mbushi plot 44 vite jetë.

Fjala është për artisten e mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj, e cila rrëmben vëmendje sa herë që ndan me ndjekësit e saj imazhe dhe video në rrjetet sociale.

Së fundmi, e njëjta ka publikuar një fotografi pranë dy vajzave të saj, Agnesës dhe Anxhelinës, ndërsa duket në top formë.

Imazhi në fjalë ka të bëjë me një nga paraqitjet e fundit të këngëtares, e cila shkëlqen me dukjen glamuroze në fustanin e gjatë gri, për dallim nga vajzat e saj që zgjodhën ngjyrën e zezë.

“E bekuar”, ka shkruar ajo krahas këtij imazhi.

Me këtë foto lirshëm mund të thuhet se këngëtarja Hadërgjonaj ‘sfidon’ edhe vajzat e saj me linjat trupore, të cilat janë për t’u pasur zili.

Nga ana tjetër, Hadërgjonaj shquhet për karrierën e bujshme profesionale dhe deri më tani numëron projekte të shumta dhe mjaft të pëlqyera.