Lola Haradinaj bën dedikimin e bukur për përvjetorin e martesës me Dautin

Dauti dhe Lola kanë festuar 13 vjetorin e martesës së tyre.

Janë bërë 13 vjet prej kur Lola Haradinaj është martuar me Daut Haradinajn dhe ajo ka vendosur që të bëjë një postim me dedikim për bashkëshortin e saj.

Lola ka postuar një fotografi të saj me Dautin, ku shihen të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit në një event, shkruan Gazeta Express.

Moderatorja Lola shkruan: “13 vite nga sot m’rrahu zemra për ty fort. Gëzuar përvjetorin e martesës Dao. Je bota për mua Davidin e Trojën. Të dua”.

Lola bën shpesh dedikime të këtij lloji për bashkëshortin e saj ndërsa edhe ndan me ndjekësit fotografi të familjes së tyre.

Çifti tashmë kanë 13 vjet të martuar ndërsa bashkë kanë dy fëmijë, Davidin dhe Trojën.