Dani Alves për jetën në Paris: Janë racistë të m*tit

Dani Alves ka zbuluar se nuk i pëlqente të jetonte në Paris, duke i quajtur vendasit “racistë të m*tit”.

Mbrojtësi i djathtë 36-vjeçar u largua nga kryeqyteti francez gjatë verës, pasi kaloi dy sezone me Paris Saint-Germain por tani është në atdheun e tij Brazil me Sao Paulo.

Ai ka thënë, megjithatë, se nuk e shijoi jetën në qytetin e Kullës Eiffel, ku luajti 48 ndeshje në Ligue 1 dhe shënoi dy gola, përcjell lajmi.net.

”Është një qytet stresues”, i tha ai revistës GQ. “Nuk më pëlqeu shumë”.

“Nëse shkoni në Paris për një javë, do të jetë udhëtimi i jetës suaj, por më gjatë se kaq dhe do të mërziteni”.

“Më kujton pak Sao Paulo, por atje, ata janë racistë të m*tit. Shumë prej tyre” .

“Ata nuk më thanë asgjë mua sepse e dinin që une do t’ia tregoja vendin, por e pashë atë afër miqve të mi”, përfundoi Alves.