Chelsea monitoron situatën e James Rodriguezit

Chelsea monitoron situatën e James Rodriguezit

Klubi anglez, Chelsea po shikon situatën e James Rodriguez te Real Madridi dhe mund të ketë një tentativë transferimi nga ta në afatet e ardhshme kalimtare.

Pas dy sezoneve huazim te Bayern Munichu, James u kthye përsëri në Madrid dhe po përpiqet të fitojë besimin e trajnerit Zinedine Zidane.

Zidane ka deklaruar vazhdimisht se ai ka qenë i lumtur me atë që ka parë nga kolumbiani, por vazhdon të mos jetë plotësisht i bindur nga ai.

Sidoqoftë, sipas mediumit El Desmarque, James vazhdon të jetë në treg dhe një ofertë e mirë mund ta largoj nga Bernabeu.

Në mesin e klubeve të interesuar për të është Chelsea, të cilët dëshirojnë të diskutojnë çështjen e lojtarit verën e ardhshme kur ndalimi i transferimeve të tyre të përfundojë.