• E mërkurë / Apr-24 21:25
  • Kontakt

Pas ndarjes nga Loredana, Mozzik me një mesazh në gjuhën gjermane

Pas ndarjes nga Loredana, Mozzik me një mesazh në gjuhën gjermane

Ndonëse përfliten prej muajsh në rrjetet sociale, reperi shqiptar, Mozzik dhe Loredana Zefi më në fund e konfirmuan ndarjen e tyre.

Ishte vet reperja Zefi, e cila me anë të një postimi të publikuar në Instagram, tregoi se është ndarë nga partneri i saj, ndërsa tani e tutje do vazhdojë si artiste e vetme, në mënyrë që të kujdeset për vajzën, Hanën.

Jeta private padyshim se ndikon tejet shumë edhe në atë profesionale, e së fundmi edhe Mozzik duket se po kalon në një periudhë të vështirë të jetës së tij.

Pas konfirmimit të Loredanës se ata do të kenë një pushim si në jetë private ashtu edhe në biznes, tani ky i fundit vjen me një mesazh në gjuhën gjermane.

“Ndoshta nuk di gjithçka, por e di që Zoti nuk ka Instagram, por prapë më ndjek kudo”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, Lori po ashtu bëri të ditur se në turneun BONNIE & CLYDE do të performojë e vetme, për dallim nga Mozzik i cili është kthyer në trojet shqiptare dhe aktualisht po performon përreth vendit tonë.

Ish-çifti i famshëm këtë vit sollën disa hite, përfshirë “Bonnie&Clyde”, “Romeo&Juliet”, “Eiskalt”.