Carragher i kërkon falje Evras që e mbështeti Suarezin në fyerjet raciste ndaj tij

Carragher i kërkon falje Evras që e mbështeti Suarezin në fyerjet raciste ndaj tij

Jamie Carragher i ka kërkuar falje Patrice Evras për veshjen e fanellës në përkrahje të Luis Suarezit që kishte bërë fyerje raciste ndaj francezit.

Përballja e 11 tetorit të vitit 2011 në mes të Liverpoolit dhe Manchester United, mbrojtësi i Djajve të Kuq kishte akuzuar uruguaianin se kishte bërë fyerje raciste ndaj tij.

Lojtarët e Liverpoolit e kishin mbështetur bashkëlojtarin e tij duke veshur fanella në ndeshjen kundër Wiganit.

Por, Suarez nuk i shpëtoi dënimit prej 45 mijë eurove dhe tetë ndeshje mos lojë për shkak të fyerjeve raciste ndaj Evras.

“Kam bërë një gabim të madh në atë kohë”, ka thënë Carragher në një intervistë për Sky Sports.

“Aty nuk ka dyshime se kishim bërë gabime të mëdha, por ne si klub e përkrahëm Suarezin dhe unë isha zëvendës kapiten”.

“Natyrisht se unë i kërkoj falje Patrice Ervas për atë veprim që nuk duhej bërë jo nga unë, por nga të gjithë lojtarët e Liverpoolit”, ka shtuar më tej legjenda e The Reds.

Evra kishte përballje të vazhdueshme me sulmuesin e Barceloëns sa ishte në Ligën Premier, derisa raportet e tyre vazhdojnë të jenë të acaruara.