Real Madridin e pret përballja e vështirë me Galatasarayn, formacionet e mundshme

Real Madridin e pret përballja e vështirë me Galatasarayn, formacionet e mundshme

Galatasaray do të jetë nikoqir i Real Madridit në përballjen që zhvillohet sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin ‘Turk Telekom Stadium’, e që për Los Bancos do të jetë një takim tejet i vështirë.

Galatasary është shumë me fat, pasi do t’i ketë të gjithë lojtarët për dallim nga Real Madridi.

Madrilenët në këtë takim do të jenë pa, Marco Asension, Gareth Balen, Luka Modricin dhe Nachon që janë të lënduar.

Formacioni i mundshëm i Galatasarayt: Muslera; Mariano, Luyindama, Marcao, Nagatomo; N’Zonzi, Seri; Mor, Belhanda, Babel; Andone

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Mendy; Valverde, Casemiro, Kroos; Vinicius Jr., Benzema, Hazard.