Agnesa Vuthaj duket e mahnitshme ndërsa pozon nga Tirana

Agnesa Vuthaj duket e mahnitshme ndërsa pozon nga Tirana

Ajo konsiderohet të jetë njëra prej artisteve më të bukura shqiptare dhe jo më kot. 

Fjala është për Agnesa Vuthajn, e cila është gjithnjë e komentuar për imazhet që publikon në rrjetet sociale, duke mos munguar ana atrakative e saj.

Së fundmi, bukuroshja nga Istogu është shfaqur mjaft në formë ndërsa pozon me fustanin e kuqrremtë, dukja e së cilës është për t’u admiruar.

Flokët bisht dhe grimi i saj i lehtë, bëri që të duket edhe më joshëse, e që siç shihet ka pozuar nga Tirana, aty ku edhe kalon një pjesë të madhe të kohës.

Duke qenë se ndiçet nga një numër i madh i njerëzve në rrjetet sociale, Vuthaj pranë këtij imazhi mori pëlqime dhe komente nga më të ndryshmet.

Agnesa përndryshe ka korrur suksese të mëdha në karrierën e saj, e që muaj më parë ajo u shfaq në kopertinën e revistës së famshme angleze “Global Woman”, e cila u kushtohet femrave të suksesshme në fusha të ndryshme.

Sukseset dhe veprimtaria e saj bëjnë që artistja Vuthaj të jetë thuajse gjithnjë në fokus të shtypit rozë.