Hamann: Liverpooli është i interesuar në transferimin e Sanchos

Liverpooli është klubi i fundit i madh evropian që vihet pas shërbimeve të yllit anglez të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

Sipas ish-mesfushorit gjerman Hamann, Liverpool mund të rreshtohet për të tentuar një transferim të madh veror talentin anglez.

Ish-fituesi i Ligës së Kampionëve me Reds ka zbuluar ai e ka kuptuar se ka “shumë interes” nga Reds për adoleshentin Sancho, i cili ka befasuar të gjithë me nivelin e tij që nga transferimi i tij nga Manchester City në vitin 2017.

“Kam dëgjuar që Liverpool ka shumë interesim në nënshkrimin e Sanchos”.

“Mund ta imagjinoj se ata mund të bëhen një nga pretendentët më të mëdhenj këtë verë”, ka thënë Hamam për Sky Germany.

Ndryshe, me Sanchon është lidhur edhe rivali i urryer anglez, Manchester Unitedi dhe Real Madridi e Barcelona në Spanjë.