Nedved: Gjesti i Demiral nuk përbën shkelje për ne

Nedved: Gjesti i Demiral nuk përbën shkelje për ne

Gjatë mbledhjes së aksionarëve të Juventusit në Allianz Stadium, nënkryetari Pavel Nedved foli edhe për një bisedë që ka pasur mes tij dhe Merih Demiral.

Lojtarit iu kërkua mendimi për festën që e kishte bërë me gjeste ushtari në ndeshjet me Shqipërinë dhe Francën.

Ai gjest po konsiderohet si mbështetje për presidentin e vendit të tij, Rexhep Tajip Erdogan, lidhur me luftën e Turqisë në Siri.

“Unë isha ai që fola me Demiralin, gjithashtu sepse të gjithë kanë lirinë e shprehjes dhe ne kemi dashur ta kuptojmë mendimin e djalit”.

“Zgjedhja u bë nga e gjithë skuadra. Tani duhet të presim atë që do të thonë organet kompetente dhe duhet t’i përmbahemi këtij vendimi”.

“Gjesti i tij në vetvete nuk nënkupton asnjë shkelje për ne”,  ka thënë ish-futbollisti çek.