“Don’t Start Now” nga Dua Lipa publikohet më 1 nëntor

“Don’t Start Now” nga Dua Lipa publikohet më 1 nëntor

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, pas një pauze të gjatë në muzikë po rikthehet fuqishëm. 

Ajo është thuajse në përfundim të albumit të saj të dytë, gjersa kënga e parë nga ky album bën të ditur se do të lansohet në nëntor.

Pas publikimit të një numri të madh të imazheve dhe videove në llogarinë e saj personale, Instagram, 24-vjeçarja së fundmi përmes një tjetër fotografie tregon datën e publikimit të projektit të ri.

“Don’t Start Now – 01 nëntor 2019”, ka shkruar artistja Lipa në postimin e radhës, në të cilin shfaqet me një dukje të re e njëherësh mjaft joshëse.

Në videon promovouese të klipit, Dua po ashtu është shfaqur tejet provokuese, e veshur me një kostum të verdhë.

Performanca e saj shihet se është e mahnitshme, në kohën kur interpreton dhe bën lëvizje tërheqëse, e cila duket se edhe flokët i ka kombinuar me veshjen.

Përndryshe, “New Era” mban titullin albumi i ri i këngëtares Lipa, që në shqip do të thotë “epokë e re” dhe me këtë rast e njëjta hoqi të gjitha postimet nga Instagrami për të nisur gjithçka nga fillimi.

Për këtë, fansat e Duas mezi po presin dhe deri më tani u prit mjaft mirë, në bazë të reagimeve që mori pas rikthimit