Se koha ka ndaluar për Tom Cruise dëshmojnë krahasimet që i bëhen me aktoren nga filmi “Top Gun”

Se koha ka ndaluar për Tom Cruise dëshmojnë krahasimet që i bëhen me aktoren nga filmi “Top Gun”

“Top Gun” është një prej filmave më të popullarizuar amerikanë. Drama aksion është publikuar në vitin 1986, ndërsa ishte realizuar me regji të Tony Scott.

Tom Cruise, Kelly McGillis, Val Kilmer, Anthony Edwards e Tom Skerritt, kanë qenë aktorët kryesorë të filmit që në krye të ngjarjes e ka pilotin Pete ‘Maverick’ Mitchell.

Në kohën kur u publikua filmi (maj 1986), Cruise akoma nuk i kishte mbushur 24 vjet, ndërsa tash ai është 57 vjeçar dhe duket se koha për të ka ndaluar.

Kjo sidomos kur bëhet krahasimi i dukjes së tij të tanishme me dukjen e protagonistes femër në film që u portretizua nga Kelly McGillis.

Bukuroshja e filmit në kohën e publikimit të filmit nuk i kishte mbushur ende 29 vjet, ndërsa tash është 62 vjeçare dhe për dallim nga Cruise, për të koha nuk ka treguar mëshirë.

Ndryshe, tashmë është duke u xhiruar një vazhdim i filmit i titulluar “Top Gun: Maverick” që pritet të nisë shfaqjen nëpër kinema në qershor të vitit të ardhshëm