Fero e ka publikuar klipin e këngës “Jom rrit”

Fero e ka publikuar klipin e këngës “Jom rrit”

“Jom rrit” është kënga më e re nga Fero, të cilën e ka publikuar të enjten pas mesnate.

Kënga e re është realizim i producentit Lucry dhe ka ardhur e kompletuar nga ana vizuale, me regji të Ergen Isici.

Ky është projekti i parë muzikor i reperit që prej largimit nga ‘On Records’, ndërsa vjen që nga zhvendosja e tij në Gjermani, teksa ka hapur grupin e ri “Skuadra Fero” bashkë me Avni Halimin.

Projekti i ri muzikor e sjell Feron në një version dhe ritëm më ndryshe nga që jemi mësuar ta dëgjojmë.

Në njoftimin e tij në rrjetet sociale, reperi ka bërë të ditur për fansat e tij se kënga është në dispozicion në të gjitha platformat.