Selena befason me dy këngë të njëpasnjëshme, besohet se i kushtohen Justin Bieberit

Selena befason me dy këngë të njëpasnjëshme, besohet se i kushtohen Justin Bieberit

Selena Gomez e ka publikuar këngën e dytë brenda dy ditësh, ndërsa fansat janë të bindur se ato i kushtohen ish-të dashurit të saj, Justin Bieber.

Balada “Lose You To Love Me” u lansua të martën, ndërsa këngëtarja të enjten solli këngën tjetër me titull “Look at Her Now”.

“Mendoj se publikimi i këtyre këngëve njëra pas tjetrës e kompleton tregimin e asaj se dikush mund të ngritet pavarësisht sfidave që sjell jeta”, ka shkruar Selena në shpjegimin për publikimin e dy këngëve të njëpasnjëshme.

Ndërkaq, fansat duke u bazuar në tekstet e këngëve besojnë se ato i kushtohet këngëtarit të famshëm kanadez.

Gomez dhe Bieber kanë qenë në një lidhje me ndërprerje nga viti 2009, ndërsa në mars të vitit 2018 e kishin përfunduar lidhjen, ndërsa këtë vit Justin u martua me Hailey Baldwin.

Selena kishte njoftuar se këto dy këngë i ka shkruar në vitin e kaluar, gjë që përkon me ndarjen e saj nga këngëtari.