Ronaldo: Kotë të kesh talent, nëse nuk punon

Cristiano Ronaldo në një intervistë për France Football ka thënë se ai është duke punuar shumë që të qëndrojë në formë në moshën 34-vjeçare.

Ylli portugez ka deklaruar se nëse në futboll nuk punoni, atëherë talenti është i kotë, derisa ka bërë të ditur se për të nuk ka pushim asnjëherë.

“Qëllimi është që të qëndrojë i ri në kohën kur po plakem në mënyrë që të qëndroj në garë”, ka thënë Ronaldo.

“Sa lojtarë e gjejnë vetën ku jam unë sot, në një skuadër si Juventusi? Në moshën 19-20 vjeçare ka kuptuar se fu

“Talenti është mbi të gjitha në futboll, por nëse ju nuk punoni, atëherë talenti është i kotë. Asgjë nuk vjen nga qielli, Asnjëherë nuk do të arrija këtu nëse nuk do të punoja shumë”, ka shtuar më tej ylli i Juventusit.

Portugezi ka bërë të ditur në shumë intervista se rivaliteti me Lionel Messin e ka përmirësuar atë dukshëm, por edhe që është një konkurrencë e mirë për të dy.