Kanë mbetur vetëm tri ditë që nga publikimi i këngës së re të Dua Lipës “Don’t Start Now”.
Ky projekt i saj pritet të publikohet më 1 nëntor, i cili vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale dhe në bazë të pamjeve që ka sjell këngëtarja shqiptare vjen me një paraqitje mjaft sensuale.
Derisa të gjithë po presin për projektin e ri të saj, 24-vjeçarja vazhdon të publikojë imazhe dhe video të ndryshme në rrjetin social, Instagram.
“Tri ditë deri nga publikimi i Don’t Start Now dhe do ju shoh juve në The Graham Norton Show në natën ku do bëj performancën e parë. Ndjehem e vërtetë tani”, ka shkruar mes të tjerash ai.
Ky projekt i Duas vjen në kuadër të albumit të ri “New Era”, përmes të cilit siç shihet do fillojë edhe një jetë e karrierë të re.
Këngëtarja më pas do vazhdojë me turneun e koncerteve, pasi këtë kohë ka qenë më e zënë, duke qëndruar gjithnjë në studion e saj muzikore.
Albumi i saj i parë “Dua Lipa”, javë më parë u shpall nga platforma muzikore, Spotify si albumi më i mirë i të gjitha kohërave, i një artisteje femër.