Ardit Gjebera e mbanë premtimin, i gjenë punë Titit

I ka premtuar punë.

E sot këngëtari dhe prezantuesi shqiptar Ardit Gjebrea ka hedhur një fotografi  në Instagram ku tregoi se i ka gjetur punë Titit.

“A thamë që do i gjejmë Titit punë? E pra, Titi filloi punë dhe për këtë falënderoj z. Mark Molla që e punësoi si ndihmës hidraulik në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime të qytetit Shkodër.Ka 1 javë punë dhe mjeshtrat janë shumë të kënaqur me zellin e tij për punë. #tegjithebashkemundemi” ka thënë Arditi.

Fotoja u komentua nga ndjekësit duke u vlerësuar gjesti Arditit.