Dua Lipa merr vëmendje me fustanin e shkurtër në një ngjarje

Dua Lipa merr vëmendje me fustanin e shkurtër në një ngjarje

Dua Lipa së fundi ka marrë pjesë në një event.

Dua Lipa u shfaq me një fustan të zi e me flokë të lidhura në një ngjarje vjetore, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Të hënën mbrëma, ajo mori vëmendjen duke shkëlqyer në eventin “Pride of Britain Awards”.

Këngëtarja 24 vjeçe tregoi kofshët në fustanin e shkurtët të zi, teksa përshëndeti fituesit e “Grosvenor House Hotel” në Londër.

Ajo zgjodhi një stil të flokëve të çuditshëm, pas ndryshimit që ka bërë, pra me flokët dyngjyrëshe.

Në këtë ngjarje, Dua ishte pa të dashurin, Anwar Hadid, ndërsa morën pjesë edhe Cheryl dhe Simon Cowell.

Kjo ngjarje që u mbajt në Londër mblodhi mbi 100 yje.