Liberta Spahiu vazhdon pushimet në Tajlandë, sjell fotografi atraktive në bikini

Liberta Spahiu vazhdon pushimet në Tajlandë, sjell fotografi atraktive në bikini

Prezantuesja e njohur shqiptare, Liberta Spahiu, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi larg aktiviteve të përditshme, ku si destinacion ka zgjedhur një nga vendet më ekzotike -Tajlandën.

Ndonëse është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ajo shpesh ndan me fansat e saj imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar edhe ato provokuese.

Këtë herë, ajo ka sjell disa fotografi atraktive e veshur me një kostum larjeje ngjyrë portokalli, teksa vë në pah linjat trupore.

“Shfletoni albumin për të parë fotografitë nga perspektiva të ndryshme”, ka shkruar krahas imazheve prezantuesja shqiptare, pasi solli koleksion të imazheve në poza të ndryshme.

Ajo duket në top formë, përkundër se kujdeset tejet shumë për fizikun joshës dhe tashmë është frekuentuese e rregullt e palestrës.

Ndryshe, e njëjta tash e sa vite vazhdon të mbetet beqare dhe nuk është përfolur për ndonjë lidhje të mundshme.