Mozzik emocionon me fjalët: Do kujtoj fytyrën e nanës kur e bëra të qante

Mozzik emocionon me fjalët: Do kujtoj fytyrën e nanës kur e bëra të qante

Reperi Mozzik i ka shkruar disa fjalë pranë një postimi në Instagram dhe me to i ka prekur ndjekësit e tij. “Do të qëndroj pa lëvizur karakterin vetëm duke forcuar atë, do i qëndroj besnik sakrificave të mija falë atyre që jam këtu.. Do i rikujtojë të gjitha momentet e hidhura , në momentet më të mira që ta di që ato po nuk i mbajte mirë do ikin e nuk kthehen më. Do eci kryelartë pa ndalur epshin për sukses. Do kujtoj fytyrën e nanës kur e bëra të qante e si lotëve të saj i shpalla luftë që t’ia kthej buzëqeshjen nga që meriton.. Më duaj ose më urrej që të dyja janë ndjenja”, ka shkruar reperi i cili po vazhdon ta shijoj suksesin që e ka arritur në muzikë.