Khloe Kardashian: Nuk ndihem gati për lidhje

Khloe Kardashian: Nuk ndihem gati për lidhje

Khloe Kardashian ka qenë në qendër të mediave rozë që prej ndarjes nga ish-partneri i saj, Triistan Thompson. Burime ekskluzive kanë zbuluar së fundmi për ‘Hollywoodlife’ se Khloe është hasur me shumë presion përsa i përket jetës private dhe faktit për mos të qenë ‘single’.

Burimet kanë shtuar se miliarderja ka pasur shumë kërkesa për të njohur njerëz të rinj këtë periudhë, megjithatë ajo nuk ndihet gati. Kardashian ka treguar njerëzve më të afërt se nuk dëshiron të përfshihet në një lidhje dashurie dhe se çdo gjë ja ka lënë kohës.

Kujtojmë se gjatë kësaj kohe dhe babai i vajzës së saj 1 vjeçare, Tristan ka kërkuar publikisht të rikthehet me të, megjithatë duket se Khloe ka vendosur të marrë kohën e vetë për t’u ndjerë mirë.