Lojtarët e Real Madridit dëshirojnë Raulin para Mourinhos

Lojtarët e Real Madridit dëshirojnë Raulin para Mourinhos

Pozicioni i trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, është përsëri në diskutim sonte dhe lajme të shumta thonë se francezi mund të shkarkohet.

Reali do të takohet sot (e mërkurë) me Galatasarayn në mbrëmje, me Zidanen që gjendet përsëri në qendër të vëmendjes.

Sipas drejtorit të mediumit Okdiario, Eduardo Inda, futbollistët e Realit tashmë preferojnë emërimin e Raulit para Mourinhos nëse shkarkohet Zidane.

“Nëse Real Madridi humbet nga Galatasaray, opsionet për të kaluar në 1/8-tën ulen shumë dhe pozicioni i Zidanes do të rrezikohej”, ka thënë fillimisht Inda.

“Unë besoj se Reali do të fitojë me lehtësi, por nëse ata humbasin mendoj se situata e Zidanes do të ishte e vështirë dhe qëndrueshmëria e tij në pankinë do të rrezikohej”.

“Lojtarët nuk duan që Zidane të largohet, ata duan që ai të qëndrojë sepse ata e dinë që zëvendësimi që ka Reali, i cili nuk është askush tjetër përveç Mourinhos, nuk pëlqehet, duke filluar nga kapiteni Sergio Ramos.

“Lojtarët pëlqejnë emërimin e Raul Gonzalez Blancos”, përfundoi drejtuesi i Okdiario.