Interi synon transferimin e Florenzit, ofron mesfushorin Vecino

Alessandro Florenzi është dëshira e madhe e Interit për afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi italian ka humbur vendin e titullarit te Roma, pasi trajneri Fonseca po preferon dyshen Spinazzola dhe Santon.

Neroazzurët janë të gatshëm të futën në bisedime me Romën për t’i siguruar shërbimet e reprezentuesit italian.

E për të arritur deri te Florenzi, Interi është gati të sakrifikojë mesfushorin uruguaian Matias Vecino.

28-vjeçari nuk po preferohet nga trajneri i Interit, Antonio Conte dhe te Roma mund të jetë shumë i rëndësishëm.

Kësisoj dy skuadrat pritet t’i shkëmbejnë dy lojtarët gjatë afatit kalimtar të janarit.

Vlera e të dyve sillet rreth 20 milionë euro dhe pritet të jetë shkëmbim i thjeshtë pasi asnjëra skuadër nuk duhet të shtojë para.