Leonard njihet si një nga lojtarët që gjithmonë del në skenë në momentet vendimtare të ndeshjes, pra në minutat e fundit.
Zanatin që e kishte tek San Antonio Spurs dhe tek skuadra e Toronto Raptors, Leonard po e vazhdon edhe në LA, me Clippers.
‘The Klaw’ është lojtari që prinë ligën e NBA për pikët e shënuar në qerekun e katërt të lojës.
Gjatë shtatë ndeshjeve, Kawhi ka regjistruar 13.5 pikë për ndeshje, gjatë qerekut të katërt.
Kawhi Leonard do të synojë titullin e dytë radhazi, këtë vit me Clippers, pas triumfit me veriorët e Raptors.