• E mërkurë / Apr-24 03:09
  • Kontakt

PSG nuk përjashton mundësinë për rinovimin me Neymar

PSG nuk përjashton mundësinë për rinovimin me Neymar

Neymar ishte në qendër të vëmendjes gjatë gjithë verës, me emrin e tij që lidhej me një kalim të mundshëm tek Barcelona.

Tifozët janë të mllefosur tashmë me lojtarin, por kjo gjë duket se nuk e pengon aq shumë skuadrën e PSG, të cilë lënë të hapur mundësinë për nënshkrimin me Ney.

‘L’Equipe’ ka bërë të ditur se PSG janë të gatshëm t’i ofrojnë rinovim kontrate yllit brazilian.

Një vit vazhdim kontrate, e cila skadon në vitin 2022, diskutohej edhe sezonin e kaluar, por Neymar hezitoi duke u lidhur me Barcelona.

Që atëherë, nuk ka pasur bisedime të reja, edhe pse mundësia për rinovim nuk është përjashtuar krejtësisht.