Trajneri legjendar godet Ronaldon: Nuk ka dribluar që tre vjet

Trajneri legjendar godet Ronaldon: Nuk ka dribluar që tre vjet

Ish trajneri i njohur italian, Fabio Capello ka kritikuar yllin portugez të Juventusit, Cristiano Ronaldon pas zëvendësimit të tij në ndeshjen e djeshme të Juventusit kundër Milanit.

Sulmuesi portugez ishte dukshëm i dëshpëruar pas zëvendësimit të tij me Paulo Dybala në minutën e 55’të të kësaj loje, duke e bërë atë ndeshjen e dytë me radhe që ai po zëvendësohej.

Dhe këtë vendim të trajnerit Maurizio Sarri ndaj Ronaldos, e ka mbrojtur edhe Fabio Capello i cili tha se Ronaldo nuk ka dribluar për askënd gjatë tri viteve të fundit.

‘Cristiano është i shkëlqyeshëm, askush nuk debaton me këtë, por ai nuk ka dribluar askënd në tre vitet e fundit,’ tha Capello për Sky Sport Italia.

Ai theksoi tutje se Ronaldo duhet të jetë një kampion edhe kur zëvendësohet dhe jo vetëm kur është në top formë.

‘Ai duhet të jetë kampion edhe kur zëvendësohet, jo vetëm kur gjërat shkojnë mirë. Ronaldo duhet të respektojë shokët e tij të skuadrës’, ka përfunduar ai.

Ky ndryshim i Sarrit i cili bëri zhurmë gjithandej, doli të jetë i saktë pasi që Dybala shënoi golin e fitores të kësaj ndeshje që përfundoi me rezultat 1:0.