Enrique lidhet me një kalim te Arsenali

Arsenali mund ta shkarkojë Unai Emery para se të arrij afati kalimtar i janarit.


Skuadra londineze po kalon nëpër një formë zhgënjyese në këtë sezon, andaj trajneri spanjoll mund të largohet.

Sipas ESPN, Luis Enrique është njëri ndër kandidatët e mundshëm që ta marrë drejtimin e The Gunners.

Ish-trajneri i Barcelonës u largua muaj më parë nga kombëtarja e Spanjës shkaku i vdekjes së vajzës së tij nga kanceri dhe raportohet se ai ende nuk është i gatshëm që të rikthehet në futboll.

49-vjeçari mund ta zëvendësojë bashkëkombësin e tij Emeryn, por që ende nuk ka ndonjë takim mes të dyja palëve.

Enrique njihet për suksesin e tij të madh te Blaugranasit, derisa i ishte afruar shumë edhe Pep Guardioas me lojën dhe trofetë e fituar.