''Ignasio i Kasandrës'' po akuzohet për përdhunim ndaj këngëtarës së njohur

I fitoi zemrat e shqiptarëve në fund të dekadës së fundit të shekullit të XX-të, kur u shfaq në serialin e famshëm “Kasandra”

Aktori kryesor i kësaj telenovele, Osvaldo Rios, kujtohet si person i mirë dhe i keq, pasi ka interpretuar karaktere të tilla në këtë vepër artistike.

“Luis David/Ignasio Contreras”, dy dekada pas transmetimit të serisë, ende është një ndër më të kërkuarit në botën e filmit për mediat rozë.

Ai tani është 57 vjeçare dhe herë pas here sjell imazhe të ndryshme në llogaritë personale të rrjeteve sociale.

Por, ajo që hedh një njollë të madhe në karrierën e tij është fakti se po akuzohet për përdhunim dhe atë hiq më pak se të këngëtares, Shakira me të cilin kishte qenë në lidhje vite më parë.

Ky lajm doli në sipërfaqe kur kaloi tre muaj burg për rrahjen e një prej vajzave të tij.
“Kjo është qesharake. Një nga gënjeshtrat më të mëdha që janë shpikur. Shakira vetë tha se unë isha sjell si princ ndaj saj”, tha Rios.

Ndryshe, këngëtarja kolumbiane deri më tani publikisht nuk ka folur rreth këtij rasti duke shtuar zërat se një gjë e tillë të ketë ndodhur.