Tayna merr vëmendje me një video duke bërë ‘twerk’, teksa shfaqet me plot stil

Ajo është shndërruar në një nga personazhet më të pëlqyera në trojet shqiptare e njëherësh shumë e përfolur nga publiku.

Dhe artistja nga Prizreni, Tayna, vazhdon të rrëmbejë vëmendje sa herë që ndan me ndjekësit postime në rrjetet sociale.

E tillë shfaqet edhe në videon e fundit të hedhur në rrjetin social, Instagram, derisa shfaqet tejet tërheqëse duke bërë ‘twerk’ para një publiku të gjerë, në një nga performancat e saj.

Duke mos përshkruar asgjë më shumë, Doruntina Shala (emri i vërtetë i Taynës) duket e mahnitshme dhe padyshim se mori gjithë vëmendjen e të pranishmëve.


Në ndërkohë, të shumta janë edhe komentet që mori krahas videos, duke arritur mbi 27.674 pëlqime për vetëm disa minuta.

E njëjta aktualisht ndodhet në Turqi, duke shijuar disa ditë pushimi ndërkohë që po vazhdon të jetë tejet e pranishme në koncerte edhe në Evropë.

Sa i përket projekteve muzikore, “Sicko” mban titullin kënga e fundit e publikuar nga Tayna dhe që u mirëprit mjaft shumë nga publiku.