Fero paralajmëron këngën e re “Mama”

Fero paralajmëron këngën e re “Mama”

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, tash e disa muaj është zhvendosur në Gjermani, për të vazhduar jetën dhe karierën e tij muzikore, me ç’rast edhe ka hapur studion e re “Skuadra Fero” në bashkëpunim me menaxherin Avni Halimin.

I njëjti atje para pak javësh solli këngën e re me klip “Jom Rrit”, njëherësh projektin e parë të realizuar që pas daljes nga grupi “On Records”, nga menaxhimi i Mehmet Elshanit.

Dhe tani ai ka bërë të ditur se po vjen me album të ri, gjersa pritet të finalizohet në fillim të vitit 2020.

“29 nëntor “Mama”, së shpejti, albumi po vjen”, ka shkruar në postimin e tij të hedhur në Instagram Feroniti, në të cilin etiketon edhe bashkëpuntorët e këtij albumi, por nuk ka zbuluar asgjë më shumë rreth tij.

Siç shihet, fansat mezi po presin pasi në këtë fotografi mori shumë reagime pozitive për lajmin.

Këtë javë, Fero gjithashtu ka qenë temë e mediave rozë, për shkak se e konfirmoi ndarjen nga e dashura e tij, modelja Arbenita Ismajli.


Kjo e fundit nuk ka deklaruar asgjë deri më tani, por që vazhdon të thumbojë reperin herë pas here në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, reperi shqiptar po pëlqehet në mase të madhe, ndërsa që nga vera nuk ka qenë i pranishëm në ndonjë mbrëmje muzikore.