Ndahet një tjetër çift i estradës: Heidi Lushtaku dhe Haxhi Krasniqi i japin fund lidhjes

Diçka duket se është duke ndodhur në mes boksierit të famshëm kosovare dhe modeles shqiptare Heidi Lushtaku

Dyshja ka marrë një vendim, vendim ky që të bën të mendosh se ata më nuk janë bashkë.

Heidi ka fshirë nga rrjetet sociale të gjitha fotografitë me Haxhi Krasniqin dhe të njëjtën gjë e ka bërë edhe ky i fundit.

Asnjëri prej tyre nuk ka dalë të bëjë një deklaratë publike në lidhje me të vërtetën rreth ndarjes së tyre.  Kujtojmë se para pak muajve dyshja në një nga emisionet kosovare bëri publike se shumë shpejtë kanë në plan të martohen dhe të bëjnë dasmë.