Neki Emra sjell këngën e re “I thua vetes nënë”

Një baladë e bukur dhe mjaft e veçantë është publikuar nga këngëtari shqiptar, Neki Emra.


“I thua vetes nanë” mban titullin kjo këngë, ndërsa vjen në versionin audio e shoqëruar me një video mjaft atraktive.

Muzikën dhe tekstin e ka bërë vet artisti Emra, kurse për orkestrimin është përkujdesur kompozitori i njohur Florent Boshnjaku.

Ndërkohë, videoklipi i është besuar produksionit “Asha Production”.


Këngën tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar të Nekit në YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku.Neki përndryshe vazhdon të jetë shumë i angazhuar me mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore përreth trojeve shqiptare.