Kris Jenner tregon arsyen se përse Kylie shiti kompaninë e saj

Kris Jenner tregon arsyen se përse Kylie shiti kompaninë e saj

Nëna e Kylie Jenner, Kris Jenner, ka zbuluar arsyen e vërtetë se përse superylli televiziv vendosi të shesë shumicën e aksioneve të saj në Kylie Cosmetics për 600 milionë dollarë.

“Dje ishte një ditë me të vërtetë e madhe për Kylien dhe ekipin tonë në Kylie Cosmetics. Ishte me të vërtetë një moment që familja jonë të ishte krenare”, ka thënë Kris në një intervistë të re me Squaëk Box CNBC.

Në lidhje me arsyen se përse Kylie vendosi të shesë pjesën e saj të aksioneve, Kris tha, “Unë mendoj se qëllimi është të vazhdojmë të ndërtojmë biznesin ekzistues të bukurisë së Kylie në një markë globale. Ky është vizioni. Ne vendosëm të partnerizohemi me Coty sepse ata ndajnë të njëjtin vizion si ne për ndërtimin e kësaj gjëje të madhe. Ne ëndërrojmë gjëra të mëdha dhe kjo është diçka për të cilën jemi të entuziazmuar”.

“Ajo ndjehet sikur kjo është vendi ku i përket. Këtu është pasioni i saj dhe ajo dëshiron vërtet të përdorë anën e saj krijuese për të zhvilluar markën e saj. Dhe kjo është ajo që ajo dëshiron të bëjë për pjesën tjetër të jetës së saj”, vazhdoi më tëj Kris”.

“Kylie flet për të gjithë kohën. Njëzet vjet nga tani ajo e sheh veten duke bërë këtë dhe mbase duke ia lënë këtë perandori si trashigimi vajzës së saj, Stormi”.

Ndërkaq, Kylie Cosmetics aktualisht vlerësohet te 1.2 miliard dollarë.