Eni Koçi vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e fansave me dukjen e saj

Ajo është njëra prej artisteve më të pëlqyera të estradës shqiptare, e cila rrëmben vëmendje thuajse gjithnjë.

Fjala është për këngëtaren Eni Koçi, ndërsa vazhdon të jetë personazh mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së sotme, e njëjta ka publikuar një fotografi mjaft atraktive që siç duket e ka realizuar në një pjesë të Prishtinës.

E veshur me fustan të shkurtër elegant e me flokë të lëshuara, këngëtarja Koçi mori vëmendjen e të gjithëve.

“Mbaje kokën lart”, ka shkruar krahas imazhit ajo.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet që ka pranuar nga fansat, duke u komplimentuar për këtë pamje.

Ndryshe, “Sekreti” mban titullin kënga e re e publikuar nga Eni, që u prit mjaft mirë dhe tashmë ka mbledhur afro një milion klikime në YouTube.