Djali i Schwarzenegger krahasohet me babanë e tij për figurën trupore

Djali i Schwarzenegger krahasohet me babanë e tij për figurën trupore

Si babai, ashtu edhe i biri, sidomos kur është fjala për fizikun e tyre. Djali i Arnold Schwarzenegger, Joseph Baena, ka tërhequr sërish vëmendje me figurën e tij trupore.

Ai e ka publikuar një tjetër fotografi në saje të postimeve që i bën nga palestra, ndërsa ekspozon pjesën e sipërme të trupit. Dhe natyrisht se çdo pozë e tij krahasohet menjëherë me fotografitë e babait të tij nga vitet e rinisë.

22-vjeçari Joseph, i cili është i rregullt në rutinat e fitnesit ka pozuar njësoj si babai i tij në vitet e shtatëdhjeta kur kishte nisur të merrej me ‘bodybuilding’.

“Jam nominuar për ‘#classicchallenge'”, ka shkruar Baena në përshkrimin e fotografive të publikuara në Instagram.

Schwarzenegger, tash 72 vjeçar, u bë i famshëm pasi e fitoi titullin Mr. Olympia (garë e ‘bodybuildingut’ për meshkuj) gjashtë herë radhazi në vitet e shtatëdhjeta. Më pas, në vitet e tetëdhjeta dhe