Ibrahimovic i bashkohet kësaj skuadre në fillim të dhjetorit

Ibrahimovic i bashkohet kësaj skuadre në fillim të dhjetorit

Zlatan Ibrahimovic e ka ndarë mendjen sa i përket të ardhmes së tij

Futbollisti suedez ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Itali, tek Milani.

Rossoneri ia kanë ofruar veteranit të sulmit një kontratë 18 muajshe dhe në këtë periudhë pritet të paguhet 6 milionë euro.

Sipas mediumit “Calciomercato”, ish-përfaqësuesi suedez pritet t’i bashkohet Milanit në fillim të muajit dhjetor.

38 vjeçari kishte luajtur edhe në të kaluarën me plot sukses në San Siro.

Ai i dha fund eksperiencës amerikane me ekipin Los Angeles Galaxy.