Capital T iu uron mirëseardhje në Prishtinë të prekurve nga tërmeti, duke përfshirë gjitha shpenzimet e mbuluara

Capital T iu uron mirëseardhje në Prishtinë të prekurve nga tërmeti, duke përfshirë gjitha shpenzimet e mbuluara

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ashtu si të gjithë shqiptarët sot është zgjuar me lajmin e hidhur nga dëmet e mëdha në viktima që kanë shkaktuar dy tërmete që tronditën Shqipërinë.

Ai ka shprehur gatishmërinë që së bashku me familjarët dhe miqtë e tij të shpreh mbështetje dhe strehim për ata që kanë nevojë, të cilët kanë mbetur pa kushte si shkas i dy tërmeteve të forta të së martës.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, Capital T, ka njoftuar se një numër i limituar i të prekurve janë të mirëseardhur në Prishtinë me të gjitha shpenzimet e mbuluar, së bashku me numrin kontaktues nga ku mund të arrihet deri te kontakti i shërbimit.

“Jemi thellësisht të prekur nga fatkeqësia që ka ndodhur në Shqipëri. Jeni të mirëseardhur në Prishtinë me gjitha shpenzimet e hekura për strehim dhe gjitha nevojave të tjera. Jemi me ju, ju përkrahim deri në momentin e fundit. Zoti ju ruajt” , thotë Capital T ndër të tjerash gjatë videos.

Përndryshe, një pjesë e mirë e estradës shqiptare gjatë ditës së martë kanë bërë thirrje të vazhdueshme, për t’u dalë në ndihmë të prekurve dhe familjarëve të viktimave nga ngjarja e rëndë.

Ndërkohë, Capital T vetëm pak ditë më parë prezantoi për fansat projektin e tij më të ri muzikor me klip, këngën “Akull” që u prit mirë nga fansat e tij.