Zëvendëspresidenti i UEFA-s pas Ramës takon Dukën

Zëvendëspresidenti i UEFA-s, Grigori Surkis...

Zëvendëspresidenti i UEFA-s, Grigori Surkis, i cili mban gjithashtu edhe postin e kryetarit të Komitetit të Federatave në qeverinë europiane të futbollit ka arritur në Tiranë.

Në orën 09:00, Surkis takoi kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ndërsa më pas u takua me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Më vonë, në axhendën e tij është edhe një takim me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Arsyeja e vizitës së Grigori Surkis në Tiranë është ndjekja e mbarëvajtjes së fushatës për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit.