Urimi i veçantë i Beatrix Ramosajt për Anxhelinën me rastin e ditëlindjes

Anxhelina sot feston ditëlindjen.

Këngëtarja Anxhelina sot feston ditëlindjen dhe nuk kanë munguar urimet e shumta drejt saj.

I pritshëm ishte edhe ai i kushërirës së saj Beatrix Ramosajt me të cilën tashmë i ka rregulluar raportet.

Beatrix e ka uruar nëpërmjet Instagramit.

“Gëzuar ditëlindjen këtij engjëlli për zërin më engjëllor dhe zemrën më të pastër në botë që meriton gjithçka”, ka shkruar ajo pranë fotos.