Çifti Obama me rezidencë të re luksoze në ishullin ‘Vreshti i Martës’

Çifti Obama me rezidencë të re luksoze në ishullin ‘Vreshti i Martës’

Ish- presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe gruaja e tij, Michelle Obama, janë duke festuar mbylljen e marrëveshjes për një mega-pronë në ishullin e njohur ‘Vreshti i Martës’.

Të mërkurën, Obama mori çelësat për rezidencën e mrekullueshme e cila ndodhet afër plazhit dhe raportohet se e tëra është 29 hektarë pronë.

Sipas TMZ, ata ka kohë që e kanë shënjestëruar këtë pronë luksoze e cila më parë ishte e pronarit të Celtic Wyc Grousbeck.

Siç ju thamë, ajo ishte e listuar për 14,850,000 dollarë, por burimet brenda TMZ thonë se çifti i njohur botëror pagoi shumë më pak. Sipas të dhënave të pasurive të patundshme, i bie 11,75 milionë dollarë.

Kjo pronë ka gjithsej 6.900 metra katrorë, derisa në të përfshihen gjithsej shtatë dhoma gjumi, pishina si dhe hapësira të tjera atraktive.

Barack dhe Michelle Obama u ‘dashuruan’ në këtë pronë derisa ata kaluan çaste të mrekullueshme në të gjatë verës, kur po e merrnin atë me qira.

Për më shumë, shikoni pamjet e mëposhtme: