Suarez: Planet e Messit për pensionim janë keqkuptuar

Suarez: Planet e Messit për pensionim janë keqkuptuar

Sulmuesi uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez, ka thënë se fjalët e bashkëlojtarit të tij, Lionel Messit, për një pensionim të mundshëm janë keqkuptuar nga mediat dhe publiku.

32-vjeçari Lionel Messi tha se momenti i largimit po afrohej, pasi e fitoi Topin e Artë për herë të gashtë në karrierë të hënën, duke bërë kështu që të fillonin spekulimet për momentin e pensionimit të tij.

Megjithatë, Suarezi është i bindur se komentet e argjentinasit janë keqkuptuar, duke shtuar se ai pret që bashkëlojtari i tij të jetë aktiv në botën e futbollin edhe për disa vite të tjera.

“Messi më mrekullon mua sepse ai është unik dhe po e shkruan historinë”, ka thënë Suarez, në një intervistë të dhënë për beIN Sports.

“Si shok dhe bashkëlojtar i tij, Topi i Artë që e fitoi më bën të lumtur dhe krenar sepse ai ishte një moment shumë i bukur për të”.

“Komentet e tij u keqinterpretuan. Kur dikush e fiton Topin e Artë, ata janë të lumtur, por janë edhe nën stres”.

“Leo është qenie njerëzore dhe ai stresohet si të gjithë ne të tjerët. Ai dëshironte të thoshte se mund t’i duhet të luftojë me pensionimit pas dy-tri vjetëve”.

“Deklarata e tij u keqkuptua, por unë jam i sigurt se Leo Messi do të vazhdojë të luajë për një kohë të gjatë”.

32-vjeçari argjentinas u transferua në Barcelonë nga Newell’s Old Boys në vitin 2000 dhe që nga atëherë është bërë i njohur nga shumë njerëz si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve.

Në gjithsej 700 paraqitje për ekipin e parë të Barcelonës, Messi ka arritur të kontribuojë me 624 gola të shënuara dhe 250 asiste.

Ylli argjentinas së fundi e fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë, duke e lënë rivalin e madh Cristiano Ronaldo prapa në garën për më së shumti Topa të Artë, pasi që portugezi i ka pesë të tillë.